Lajme

Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Negociatat të mbyllen në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare në Bruksel falënderoi shtetet anëtare të BE-së. Ai tha se një falënderim të veçantë e ka edhe për presidencën e Hungarisë, duke thënë se kjo presidencë i ka dhënë energji procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë dhe se ka objektiv të saj që më 2027 të hapen negociatat me BE-në. Ai tha se brenda dekadës, Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama: Sot kemi një pamje më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara dhe falënderime të veçanta për skuadrën e komisionit evropian, na mëson se sit ë mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes neurotike të BE, të gjitha falënderimet janë shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta dhe për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë se sa e vështirë është dhe në të njëjtën kohë është pjesa e përmbushjes dhe përpjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë, për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropë nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por na vlera, sundimi i ligjit, s’ka dyshim se në Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt, ndaj ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në be të mbyllet Brenda kësaj dekade. Është ambicioze, por e kemi ndarë këtë së bashku.

/Shqip.com