Lajme Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, por tregon mirëkuptim për kursin antisanksional të Serbisë. Shqipërisë i duhen ende vite për t'u anëtarësuar në BE.

Rama: Mos t’i bëhet presioni Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ai është i shqetësuar për ndikim rusë në rajon.

Mirëpo, ai ka shprehur mirëkuptim ndaj Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Ai ka thënë se nuk duhet t’i bëhet presion Beogradit që të vendosë sanksione.

“Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia ka mbajtur tashmë qëndrim”, ka thënë Rama për Die Presse.

Ai ka thënë se Serbia pa Rusinë nuk mund të mbijetojë.

“Është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Pasi në një pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Sërpskasn në Bosnjë-Hercegovinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta mbajtur kërcënimin e mundshëm larg Ballkanit. Për këtë arsye, nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, pasi pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë”, ka thënë Edi Rama gjatë intervistës./SHQIP.com