Lajme

Rama mbyll vizitën në Kosovë në takim me Krasniqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në kryeqytetin  Kosovës, në Prishtinë.

Rama pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi e Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës sonte teksa po pinin kafe e diskutonin së bashku.

Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje./Shqip.com