Lajme

Rama: “Kjo xhami e Namazgjasë është tani vend i shenjtë”/ Faleminderit miku im Erdogan

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan kanë inauguruar këtë pasdite  xhaminë e re të Namazgjasë.

Edi Rama: Kjo xhami i jep domethënien katrotit të katër faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin.

Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë.

Këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më m irë se sa në shqipen e Haxhi Afiz Ibrahim Daliu, i dashuri im kujtohje edhe atë lkohë kur ne me madhërinë tonë e bëmë qaben vend shpërblimi për njerëzit e bëmë dhe vend të sigurt.

Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë dhe me fjalën në ungjill të Isait “Paqja e Zotit qoftë me të”.

Në shtëpinë e madhe të Atit ka banesa të shumta.

Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shmta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përjgigjur lutjeve të komunitetit mysliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin mysliman turk i cili i dha bashkëshishë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj he do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona.

Do të jetë kryekudjestari i këtij tempulli dhe u prfitë e mbara në familje e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbetut dhe Ismail Qemalit.

/Shqip.com