Lajme

Rama i hap dyert për rusët që nuk duan të luftojnë: Janë të mirëseardhur në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka hapur rrugë shtetasve ruse të cilët po largohen nga vendi për t’i shpëtuar mobilizimit që shpalli presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ku burrat detyrohen të luftojnë në Ukrainë.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë nëse përballen me kërkesë për ardhjen e tyre ne vendin tonë, Rama tha me bindje se ata janë të mirëseardhur.

“Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Urdhri i presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të qytetarëve dhe reagime në vend.

Shumë burra po tentojnë të ikin nga Rusia drejt shteteve fqinje.

Lexo edhe:
Arrestohen mbi 100 rusë, protestuan kundër thirrjes së Putinit për mobilizim ushtarak

Kazakistani dhe Gjeorgjia, të dyja vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve.

Ata po i kalojnë në këto dy shtete përmes makinave, biçikletave, apo edhe në këmbë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300.000 persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion./Shqip.com