Lajme

Rama darkë festive me ambasadorët e huaj: 2025-a vit elektoral, besoj e dini kush është fituesi!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë festive me ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, teksa ka uruar për një vit të ri të paqtë, për Ukrainën dhe konfliktin Izrael-Gaza.

Rama tha se disa “fytyra familjare” nuk ishin të pranishëm në këtë takim, për shkak “të udhëtimeve jashtë vendit” si dhe theksoi mungesën e ambasadorit të Rusisë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo nuk ishte zgjedhja e tij, por e shtetit të tij, që sulmoi padrejtësisht Ukrainën.

Kryeministri tha më tej se viti 2025 është vit zgjedhor në Shqipëri, dhe nuk kurseu një batutë, duke thënë se ambasadorët tashmë e dinë “kush do të jetë fituesi”.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Ky vit i mbushur me sfida dhe mundësi, dhe një vit i ri vjen së shpejti. Në këtë okazion, ndihem disi i trishtë të shoh mungesën e disa fytyrave familjare, miq të këtij vendi, që iu është dashur të udhëtojnë drejt vendeve të tjera. I dërgoj përshëndetjet e mija të përzemërta. I uroj ngrohtësisht edhe të rinjtë, jam konfident që ndihen si në shtëpi. Teksa i afrohemi vitit të ri elektoral, jam i sigurt se pyetjet për këtë do të vijnë shpejt në memot tuaja. Jam i sigurt se e dini se kush do të jetë fituesi. Për këdo që ta hedhin votën, jam i sigurt se do të qëndrojë me vlerat e BE-së, në mbështetje të rrugës drejt BE-së. Shqipëria nuk ka plan B, vetëm një, për t’iu bashkuar BE-së.

Do të doja që karrigia e ambasadorit rus të mos ishte bosh. Por kjo nuk ishte zgjedhja e vendit tonë, ishte zgjedhja e vendit të tij që zgjodhi të sulmojë një shtet të pavarur evropian duke sjellë vuajtje. Ukraina dhe njerëzit e saj trimër kërkojnë admirimin tonë. Le të sjellë paqe viti i ri Gjithashtu shpresoj që viti i ri do të sjellë paqe midis Izraelit dhe Gazës, si dhe lirimin e pengjeve. Të presësh paqe me Hamas është aq e pamundur sa të rindërtosh Europën pas Luftës së Dytë Botërore përkrah trupave “SS”. Shpresoj që presidenti i ri në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë më shumë mundësi për të forcuar lidhjen tonë.

Shpresoj që viti i ri do të na kërkojë të fluturojmë sërish për hapjen e Kapitujve të rinj. Duam të mbyllim në fund të vitit 2027. E di që nuk do e bëjnë të lehtë për ne. Vendi i Shqipërisë në Europë është i yni për ta marrë, dhe jo i juaji për të na i dhënë. Disa kryeqytete evropiane e vunë në dyshim këtë. Më lejoni t’ju shpreh një urim special për ju, për kolegët tuaj të Ballkanin Perëndimor. Nuk biem dakord në çdo gjë, në një rajon që jo shumë më parë nuk uleshim bashkë. Ky është momenti ynë dhe është koha të mos e shpërdorojmë. Shqipëria do të punojë pa pushim për rajonin duke promovuar paqe dhe duke bashkëpunuar për dialog me këdo.

/Shqip.com