Sport Shqiptar

Rahovecit mposhtet nga Bashkimi

Bashkimi ka arritur ta mposhtë Rahovecit me rezultat 84:79 në kuadër të xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës së Kosovës.

Çereku i parë ishte mjaft i barabartë duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 20:22.

Në periudhën e dytë mysafirët ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shtatë pikë diferencë 36:43.

Megjithatë, prizrenasit u rikthyen në pjesën e dytë, kur në periodën e tretë arrite jo vetëm të barazojnë shifrat, por edhe të kthejnë epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57.

Vreshtarët luftuan deri në fund, duke ngushtuar shifrat në 80:76, por nuk arritën përmbysjen e plotë dhe Bashkimi triumfoi 84:79.

Prizrenasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa rahovecasit kanë një fitore e tri humbje.

Altin Morina shënoi 22 pikë për Bashkimin, kurse Musab Mala realizoi 18 për Rahovecin./Shqip.com