Sport Shqiptar

Rahoveci përballet me Trepçën në ndeshjen hapëse të xhiros

Xhiroja e tretë Superligës së Kosovës në Basketboll do të fillojë të  premten.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo ndërmjet Rahovecit e Trpçës që zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Vreshtarët kanë një fitore e një humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe synojnë të tretën me radhë.

Kjo është edhe sfida e fundit e Trepçës para përballjeve në FIBA Europe Cup.

Trepça në këtë fillim të hershëm kryeson tabelën me katër pikë, derisa Rahoveci është i gjashti me një pikë më pakë.

Rahoveci është skuadra me sulmin më të mirë në Superligë, pasi 177 kosha, por mbrojtja po i zhgënjen ata, pasi kanë pranuar 182, rekordi më i keq në ligë mbrapa vetëm Ponte Prizrenit, të cilët kanë 183.

Nga ana tjetër Trepça ka mbrojtjen më të mirë me vetëm 129 kosha të lejuara./Shqip.com