Rafuna dhe Szunyog diskutojnë për klimën e biznesit
Publikuar:
(28.09.2023 12:24:29)
Kryetari Rafuna priti Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog për të diskutuar mbi klimën e biznesit në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën sociale, z. Szunyog ka bërë të ditur se gjatë takimit me Rafunën ka theksuar rëndësinë e tregtisë së lirë me vendet fqinje.
“Takova kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për të diskutuar mbi klimën e biznesit në Kosovë, potencialin e rritjes dhe mbështetjen e BE-së”, ka potencuar Szunyog.
Kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës dhe falenderues për përkrahjen e deritanishme nga Zyra e BE-së, dhe i gatshëm për projekte të reja të përbashkëta.
/Shqip.com