Sport Ndërkombëtar

Rabiot me parashikim shumë optimist

Në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez i Juventus, Adrien Rabiot ka fulor për kampionatin e Serie A.

“Duke pasur parasysh skuadrën, nuk kam pasur kurrë dyshime për mundësinë e luftimit për Scudetton. Fillimi nuk ishte i lehtë për shkak të dëmtimeve. Ne kurrë nuk kemi luajtur me forcë të plotë, por kishim synimin që të ktheheshim në podium para Kupës së Botës, për të sfiduar Napolin në janar, të cilët kanë bërë një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit”, ka thënë Rabiot.

“Por edhe ata do të humbasin pikë gjatë rrugës, na takon ne të përfitojmë prej tyre. Dhjetë pikë duken shumë, por sezoni është i gjatë. Rikthimi i Chiesas dhe Pogbas do të na forcojë shumë, ashtu si edhe kontributi i lojtarëve të rinj. Ne nuk do të ndalemi dhe do të provojmë deri në fund”, është shprehur Rabiot.

Pas javës së 15-të në Serie A, Napoli e kryeson renditjen me 41 pikë, ndërsa Juventusi i ka 31 sosh.

/Shqip.com