Kulturë

Qyteti polak anulon koncertet e artistit të njohur për shkak të dashamirës ndaj Rusisë

Qyteti polak i Krakovës anuloi koncertet e bashkëthemeluesit të Pink Floyd, Roger Waters për shkak të qëndrimit të tij dashamirës ndaj Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Kështu ka njoftuar një këshilltar lokal të hënën pasi e ftoj atë të vizitojë Ukrainën për të parë shkallën e krimeve ruse.

Këshilltari Lukasz Wantuch tha se qyteti zotëron arenën ku dy nga koncertet e Waters ishin planifikuar për në prill përpara se të anuloheshin.

Ai tha se qyteti nuk do të toleronte që ato të përdoren për një artist që përhap ide të pakëndshme për shumicën e njerëzve në Poloni.

“Ai nuk e kupton të vërtetën. Ai nuk e kupton se çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha Wantuch

Mediat polake të shtunën kishin raportuar se koncertet u anuluan nga menaxhmenti i Waters si reagim ndaj protestave për pikëpamjet e tij. Waters e mohoi këtë të dielën dhe Wantuch konfirmoi se Krakovi dhe vendi morën vendimin për të anuluar koncertet.

Wantuch, i cili ka qenë në 27 misione humanitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës, udhëhoqi një rezolutë simbolike për të shpallur Waters-in “person non grata” në këtë qytet. Është planifikuar të zhvillohet një votim.

Wantuch e ftoi Waters në një postim të hapur në Facebook të hënën për t’u bashkuar me të në një vizitë në Ukrainë për të parë vetë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet ruse.

Wantuch shkroi në mesazhin e tij të hapur për Waters se me 2.6 milionë ndjekës në mediat sociale, ai kishte fuqinë të ndikonte në shumë mendje.