Lajme

QKUK: Vdes një 27-vjeçare nga Gjilani

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një 27-vjeçare nga Gjilani ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi dyshohet se ka konsumuar substanca për pastrimin e banjove.

Ajo fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e pastaj ishte transferuar për në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mbrëmë në mesnatë Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se në spitalin rajonal është sjellë një person e gjinisë femërore (1994), dhe dyshohet të ketë konsumuar substanca për pastrimin e banjove. Ajo pas marrjes së ndihmës në spitalin Rajonal të Gjilanit është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga atje kanë lajmëruar se edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka bërë të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues të Policisë së Kosovës”./Insajderi.com