Lajme

QKUK del me njoftim për katërvjeçaren: Vdiq nga një infeksion i shkallës së lartë

QKUK
QKUK

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, ka bërë të ditur se katërvjeçarja nga Gjakova, ka vdekur si pasojë e Sepsës, infeksion i shkallës së lartë.

“Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftimin e QKUK-së dhe ShSKUK-së.

ShSKUK dhe QKUK kanë deklaruar se nga Spitali i Gjakovës, është kërkuar raporte të detajuara të cilat do të shqyrtohen.

“ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, theksohet në komunikatën për media.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë edhe detaje tjera rreth trajtimit të katërvjeçares.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova, sqaron, se e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore, rreth orës 15:00, të datës 17 shkurt 2024, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja sjellët nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com