Qeveria tregon orën e takimit me emisarin e BE-së për dialog
Publikuar:
(30.01.2024 09:44:35)
Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin ndërmjet kryeministrti Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00.
Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, dje ishte në Beograd.
/Shqip.com