Lajme

Qeveria miraton themelimin e strukturave për hartimin e Strategjisë kundër Korrupsionit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, janë përcaktuar strukturat për hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në krye të këtyre strukturave është ministri i Financave, Punëve dhe Transferëve, Hekuran Murati kurse, anëtarët janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçla dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Rezultatet tona i ka konfirmuar edhe “Transparence internacional” me indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Republika e Kosovës ka shënuar progres për 20 vende në dy vitet e fundit. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë. Sot iu ftojë të miratojmë strukturat për themelimin e hartimit të Strategjisë shtetërore kundër korrupsionit të udhëhequr nga komisioni ministror më këtë përbërje: Kryesues, ministri i  Financave, Hekuran Murati dhe anëtarë janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, tha Kurti.

Kurti tha se hartimi i kësaj strategjie do të bëhet deri në dhjetor të këtij viti.

“Ministrat tanë me mbështetjen e zyrtarëve dhe ekspertëve të fushës do të hartojnë strategjinë dhe planin e veprimit deri në dhjetor të këtij viti, kurse në Qeveri do e votojmë deri në fund të këtij viti”.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për katërmbëdhjetë projekte kapitale.

Siç u prezantua nga ministri i MZhR-së, Fikrim Damka, propozim-vendimi kërkonte rialokimin e 1 milionë e 680 mijë eurove për 14 projekte kapitale.

/Shqip.com