Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, e aprovon një transfer financiar

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë një transfer.

Sipas njoftimit të Qeverisë, behët fjalë për transferin “nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.

/Shqip.com