Qeveria e Zvicrës: Do t’i shqyrtojmë sanksionet ndaj Rusisë
Qeveria zvicerane tha të mërkurën se do të sigurojë që vendi të mos përdoret për të kapërcyer sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë.
Ata kanë bërë të ditur se do të shqyrtojnë sanksionet dhe do të dalin me një vendim, raporton CNN, transmeton Shqip.com.
“Zvicra nuk do të përdoret si një platformë për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga BE. Prandaj do të shqyrtojë sanksionet dhe më pas do të marrë një vendim. Autoritetet zvicerane janë në kontakt të vazhdueshëm me disa vende për të shkëmbyer informacione mbi situatën aktuale”, tha qeveria në një deklaratë.
“Zvicra mund të miratojë masa të detyrueshme për të zbatuar sanksionet e miratuara nga Kombet e Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ose partnerët kryesorë tregtarë të vendit, në mënyrë që të sigurojë përputhjen me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht respektimin e të drejtave të njeriut”, vijon më tej deklarata./Shqip.com