Qetësi në Kombëtare, Uzuni lë pas dëmtimin
Lëndimi që shqetësoi Myrto Uzunin duket se nuk ka qenë i rëndë, pasi sulmuesi shqiptar u kthye vetëm 3 ditë më vonë në fushë, madje edhe duke realizuar gol.
Uzuni i dha 1 pikë Granadas në përballjen me Almerian këtë të diel që u mbyll në barazim 3-3.
Ai hyri në lojë në fushë gjatë pjesës së dytë dhe realizoi në minutën e 86′ pas një kundërsulmi, duke shpëtuar ekipin nga humbja.
Uzuni tregoi edhe një herë që nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon të jetë në fushë si për Granadën dhe për Kombëtaren më 12 tetor në Tiranë ndaj Çekisë, për sfidën kualifikuese të Euro 2024 që vlen shumë për Shqipërinë.
Myrto Uzuni i cili realizoi golin e dytë në këtë sezon të La Ligas shihet si një mundësi për të shfaqur vlerat e tij dhe të bindë trajnerin Silvinjo që ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e radhës së Kombëtares.
/Shqip.com