Ekonomi

Që dy muaj minatorët pa paga

Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi ka bërë ditur se minatorët që dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore.

Ai është shprehur se janë të shqetësuar dhe tha se Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin.

“Minatorët tash thuajse dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore, mirëpo është shqetësuese kjo gjendje, se si Qeveria e Kosovës po heziton dhe ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin dhe nuk po shohim ndonjë zgjidhje, apo nuk është bërë ndonjë hapësirë për të dalur nga kjo situatë, e për neve është shumë shqetësuese”, është shprehur ai.

/Shqip.com