Lajme Botë

Putin u thotë udhëheqësve të bizneseve se do të ketë “kufizime” në ekonominë ruse

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi liderët e bizneseve të vendit se mund të ketë “kufizime” në ekonominë e Rusisë, por tha se Rusia kishte marrë “masat e nevojshme” duke nisur një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës.

Në fjalët e transmetuara të enjten në televizionin shtetëror, Putin tha:

“Ajo që doja të them së pari – gjëja më e rëndësishme, kështu që të gjithë e kuptoni – ajo që po ndodh ishte një masë e nevojshme. Ata nuk na lanë asnjë shans për të vepruar ndryshe. Ata krijuan rreziqe të tilla në sferën e sigurisë sa ishte e pamundur të reagonim në një mënyrë tjetër. Të gjitha përpjekjet tona dolën në zero. Ata krijuan rreziqe të tilla sa është e vështirë të kuptosh se si mund të kishte vazhduar të ekzistonte vendi ynë.”

Udhëheqësit amerikanë dhe perëndimorë janë zotuar për sanksione të ashpra, me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba që i kërkon Perëndimit të ndalojë Rusinë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SËIFT.

Putin vuri në dukje se Rusia mbeti pjesë e sistemit ekonomik global, por paralajmëroi për “kufizime” të mëtejshme ndaj ekonomisë ruse dhe bëri thirrje që biznesi të punojë “në solidaritet” me qeverinë.

“Më duket se partnerët tanë duhet ta kuptojnë këtë dhe të mos i vendosin vetes detyrën që të na largojnë nga ky sistem,” tha Putin. “Megjithatë, për arsye politike, këto kufizime do të ndodhin.”

Presidenti i SHBA Joe Biden do të shpallë masa të të tjera ndaj Rusisë.