Lajme

Vladimir Putin shpall “heronj” dy qytetet e pushtuara në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lëshuar ditën e sotme disa dekrete duke i dhënë statusin e “Qytetit të Lavdisë Ushtarake” dy qyteteve të okupuara në Ukrainë.

Qytetet që morën statusin janë: Melitopol dhe Mariupol, në Ukrainën lindore, ndërsa sipas BBC, ky status është i ngjashëm me atë të “Qytetit Hero” që iu dha qyteteve në epokën sovjetike.

Dekretet thonë se ky status nderon “guximin, qëndrueshmërinë dhe heroizmin masiv të shfaqur nga mbrojtësit e qyteteve në luftën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut”, ndërsa raportohet se në Rusi 45 qytete kanë këtë status.

/Shqip.com