Lajme Botë

Putin: Muajin tjetër vendosim armët bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia do të fillojë vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi më 7-8 korrik, tha Vladimir Putin gjatë një takimi në Soçi me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

“Pra, gjithçka është sipas planit, nuk ka asnjë problem,” tha Putin, sipas një raporti të Kremlinit.

Të dy liderët kishin rënë dakord për të vendosur raketa bërthamore ruse me rreze të shkurtër veprimi në territorin e aleatit të Moskës, ku do të ishin nën komandën ruse.

/Shqip.com