Lajme Botë

Putin: Krimeja duhet të njihet e pavarur sikur Kosova

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë si pjesë e Rusisë.

Ai pohoi të martën se aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë në 2014 duhet të njihet ndërkombëtarisht si reflektim legjitim i zgjedhjes së popullsisë lokale, duke e krahasuar si e ngjashme me votën për pavarësinë e Kosovës, raporton The Associated Press, përcjell SHQIP.com.

“Pse ky vullnet i popullit po shkon më keq se ajo që ndodhi në Kosovë? Nuk është! Vetëm se në Kosovë vendimi është marrë nga parlamenti dhe në Krime është marrë përmes një referendumi kombëtar”, ka thënë Putin.

Foto nga “The Associated Press”

Aneksimi i Krimesë është dënuar gjerësisht nga fuqitë perëndimore si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që përpjekja e Ukrainës që t’i bashkohet NATO-s të përfundojë dhe të ndalet dërgimi i armëve atje, duke shtuar se Ukraina duhet të vazhdojë një “status neutral”.

Ndërkohë dje Rusia njohu si të pavarura dy krahinat separatiste Donetsk e Luhansk në Ukrainë dhe pasi parlamenti rus i dha Putinit të drejtë të ndërhyjë me ushtri në shtete të huaja, forcat ruse kanë hyrë brenda tyre./Shqip.com