Rozë

Publiku i hutuar nga dalja e Ganes: Produksioni ka ngatërruar pyetjet

Në Prime e fundit të Big Brother VIP Kosova, është larguar këngëtarja Ganimete Abazi.

Mirëpo, vendimet e produksionit duket se kanë hutuar audiencën, kjo pasi ata hapën një televotim që kishte të bënte me banorin më pak të preferuar, kurse personi që u shpall më e votuar për të qëndruar ishte Mbresa.

Në anën tjetër, Ganja ishte banorja më pak e votuar.

Mirëpo, vëmendjen gjithashtu morën komentet e publikut në faqen zyrtare të Big Brother Vip Kosova.

Ata aluduan se produksioni u nagtërrua më pyetjet.

”Njerëzit e kanë keqkuptu votimin e mbrëmshëm, është vetë Bigu që e ka ndërru mënyrën e votimit nga mesi i lojës prandaj edhe shikuesit kanë votuar gabim. Në minutën e 15-të në ekran shfaqen të gjithë konkurrentët dhe thonë votoni për ”Cili banor është i preferuari.  Ndërsa nga minuta e 30-të në ekran e ndryshojnë e bëjnë votoni për banorin më pak të preferuar që i bie që fajet i ka Bigu e jo shikuesit nuk mundesh ta ndryshoj në mes te lojës mënyrën e votimit”, ka shkruar një komentuese.

/Shqip.com