Kulturë Kino

Publikohet traileri zyrtar i filmit ‘Illyricvm’

Është publikuar traileri zyrtar i filmit ‘Illyricvm’, me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bosnjës, si dhe do të ketë premierë botërore ne Festivalin e Filmit në Kroaci.

Premiera e filmit do të jetë më 21 korrik në Pula.

Këtë e ka bërë të ditur, producenti Fatmir Spahiu.

Spahiu u shpreh i kënaqur me punën e aktorëve kosovarë në film.

“Premiera e filmit pritet te jete ne festivalin e filmit ne Pula (Kroaci) gjate muajit Korrik. Kurse ajo kosovare shpresoj ne vjeshte”, ka shkruar Spahiu.

“Illyricvm”, është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët.