Sport Shqiptar

Publikohet lista e Përfaqësueses, rikthehet Zhegrova, nuk ftohet Paqarada

Përfaqësuesja e Kosovës

Është publikuar lista e Përfaqësues së Kosovës në futboll, për ndeshjet e muajit nëntor.

Përzgjedhësi i Dardanëve, Primozh Gliha, ka bërë disa ndryshime në skuadër, në ndeshjen e parë si trajneri i ekipit A, shkruan Shqip.com.

I rikthyer në skuadër është sulmuesi i Baselit, Edon Zhegrova, i cili kishte munguar tash e një kohë për shkak të lëndimit.

Prapa krahëve lëndimet i kanë lënë Blendi Idrizi dhe Valon Berisha, të cilët munguan në grumbullimin e fundit. Prezenca e tyre do e shtojë edhe më shumë konkurencën në repartin ofansiv.

Ndërsa, përkundër formës së lartë që Leart Paqarada, po kalon në Bundesliga 2, ai nuk ka pranuar ftesë.

Lista e plotë

Jashtë listës mbetet edhe sulmuesi, Bernard Berisha, i cili ka një kohë të gjatë që nuk po ftohet.

Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse me 14 nëntor, e zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.

Kosova, pozicionohet në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com