Sport Ndërkombëtar

Publikohet lista e kombëtareve më të vlefshme të Botërorit

LONDON, ENGLAND - MARCH 29: Tyrone Mings of England celebrates with team mates after scoring his side's third goal during the international friendly match between England and Cote D'Ivoire at Wembley Stadium on March 29, 2022 in London, United Kingdom. (Photo by Craig Mercer/MB Media/Getty Images)

Në prag të Kupës së Botës publikohen fakte e statistika të ndryshme, të cilat janë me interes për dashamirët e futbollit.

Mediumi i njohur spanjoll, “Marca” së fundi ka publikuar listën e kombëtareve më të shtrenjta, në të cilën udhëheq Anglia.  

Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga Transfermarkt tregojnë se “Tre Luanët” kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë.

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë.

Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë.

Më poshtë keni listën me dhjetë përfaqësueset më të shtrenjta që marrin pjesë në Kampionatin Botëror:

/Shqip.com