Sport Shqiptar

Publikohet lista e kombëtares U21

EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Mandatory Credit: Photo by Matt West/Shutterstock (12975306cq) Keane Lewis-Potter of England England U21 v Albania U21, UEFA U21 European Championship 2023 Qualifying, Group G, International Football, Technique Stadium, Chesterfield, UK - 07 Jun 2022

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndeshja, e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike, do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.

Gjithashtu është arritur dakordësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 në kualifikueset e Evropianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21.

/Shqip.com