Rozë

Publikohet kënga e re e Luiz Ejllit, sërish dedikim për Kiara Titon?

“Amanet”, kënga më e fundit e Luiz Ejllit sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.

Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”.

Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta.

Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie.

/Shqip.com