Lajme

Publikohet foto që “implikon” shtetin serb në sulmin terrorist të Banjskës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka publikuar një fotografi, që sipas tij, lidh djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me disa pjesëtarë të grupit terrorist të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Zveçan.

Fotografia, e cila daton nga viti 2018, tregon Danilo Vuçiqin, djalin e Vuçiqit, në shoqëri të Marko Djukiç, Danijel Djukiç, dhe Lazar Radenkoviq, të cilët sipas Islamit, janë të lidhur me grupin terrorist të përfshirë në sulmin e Banjskës.

“Dëshmi se në sulmin terrorist në ‘Banjska’ ishte i implikuar shteti i Serbisë! Në këtë foto, shihet djali i Aleksander Vuqiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtarë të grupit terrorist të Banjska. Foto është e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukic, Danijel Djukic dhe Lazar Radenkovic. Fotografia është realizuar në ‘Bajova kula Beach Bar & Restaurant’ në Mal të Zi. Sqarim në foto 1,2 dhe 3-e:

  1. Lazar Radenkoviq,
  2. Danijel Djukiç (njeri nga personat me te afërt te M. Radoiçiq)
  3. Marko Djukiç (vëllau i Danijel Djukiç, i cili gjithashtu kujdeset për sigurinë personale të familjes se M. Radoiçiq, respektivisht djalit te tij, Petar Radoiçiq)”, ka shkruar Islami në Facebook.

/Shqip.com