Publikohet formacioni startues i Kosovës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen që do e zhvillojnë me fillim nga ora 18-00 kundër Suedisë.
Në këtë takim, Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime në formacionin startues, shkruan Shqip.com.
Në portë nga minuta e parë do luajë Murici, ndërsa në qendër të mbrojtjes si tandem do luajnë Rrahmani dhe Aliti, kurse Fazliji ka mbetur në bankën rezervë.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes nga minuta e parë ka filluar Florent Hadergjonaj, kurse në krahun e majtë është Vojvoda.
Në mesfushë me detyra më defanzive janë Dresevic dhe Loshaj. Detyra më sulmuese do kenë Bytyqi dhe Rashani që do ndihmojnë nga krahët.
Në qendër të sulmit është dyshja e njëjtë sikur në ndeshjen ndaj Spanjën, pra Rashica dhe Muriqi.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt në Grupin B me vetëm katër pikë, kurse Suedia është e dyta me pesë pikë më shumë.
Ndërsa, në anën tjetër Suedia ka startuar me këtë formacion.
Në këtë ndeshje, ata do jenë pa Zlatan Ibrahimovic i cili nuk është grumbulluar fare për shkak të lëndimit./Shqip.com