Publikohen video brenda festës së Poem Blu, Ledri dhe Sara i dedikojnë fjalët më të ëmbla për ditëlindje

Vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës të martën ka festuar ditëlindjen e parë të saj.
Ajo është një ndër bebushet më të famshme në showbizin shqiptar dhe për këtë ka marrë vëmendje të madhe në media.
Për këtë gjë Ledri dhe Sara kanë ndarë disa momente me ndjekësit e tyre nga festa që kanë organizuar për të voglën e tyre.

Reperi ka ndarë një video nga momenti i fryrjes së qirinjve ku ka uruar atë për ditëlindje.
“Edhe 100 drita babit” shoqëruar me një zemër.

Sara i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të voglës së saj duke thënë se lumturia me të i shtohet çdo ditë.
“Ditëlindja më e lumtur vajza ime! Ky vit që lamë pas ka qenë plot ulje dhe ngritje. Unë u rrita ndërsa ti rriteshe, mësova ashtu siç mësove ti, por çdo ditë më sillte më shumë lumturi në jetën time dhe unë do ta ruaj atë në zemrën time përgjithmonë! Jam shumë e emocionuar të shoh se çfarë do të bëhesh dhe shpresoj që ta dish sa e zgjuar, funny dhe e sjellshme je“, shkruan ajo.

Ndryshe, Ledri dhe Sara vitin e kaluar kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre./SHQIP.com