Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare, Atletico Madrid-Barcelona

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit Atletico Madrid-Barcelona që është kryendeshja e kësaj jave në La Liga.

Ronald Koeman ka vendosur që në këtë derbi, përkundër kritikave të shumta që ka marrë të i besojë futbollistëve të rinjë, shkruan Shqip.com.

Holandezi ka rikthyer rreshtimin 4-3-3, ku vëmendjen e tërheqin Gavi dhe Nico të cilët janë “prodhim” i “LA Masias”.

Gavi është vetëm 17 vjeçar dhe ka një rol më sulmues, kurse Nico është 19 vjeçar dhe ka më shumë tipare në lojën defanzive.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti që thotë "CO BARCELONA TER STEGEN ò. MINGUEZA R. ARAUJO PIQUÉ DEST F.DEJONG DE JONG SERGIO NICO GAVI MEMPHIS COUTINHO RONALD KOEMAN"
Formacioni i Barcelonës i paraqitur në mënyrë grafike

Në anën tjetër, Diego Simeone ka vendosur që të startojë më treqendërmbrojtës, që është “një thikë me dy teha”.

Një ndryshim është bërë në sulm, ku në vend të Antonie Griezmann ka startuar Joao Felix i cili do luajë në sulm së bashku me Luis Suarez.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Momentalisht, madrilienët janë në vendin e katërt në tabelë me 14 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, blaugranët janë në vendin e tetë, me 12 pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com