PSG zyrtarizon transferimin e Sergio Ramos
Publikuar:
(08.07.2021 11:22:37)

Paris Saint-Germain të enjten ka zyrtarizuar transferimin e Sergio Ramos, shkruan Shqip.com.
Ramos u transferua si lojtar i lirë pasi nuk gjeti marrëveshje me Real Madrid për vazhdimin e kontratës.
35-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, kontratë kjo që e mban atë në Paris deri në qershor të vitit 2023.
Ai ishte pjesë e Los Blancos që nga viti 2005 ku u transferua nga Sevilla.
Gjatë kësaj periudhe me ekipin mbretëor ai zhvilloi 469 ndeshje dhe shënoi 72 gola, ku edhe fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë katër Liga të Kampionëve./Shqip.com