Lajme

Pse nuk merr pjesë Kurti në samitin në Tiranë?

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka treguar arsyet se pse kryeministri Albin Kurti nuk do marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit.

Shefi i qeverisë së Kosovës është në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe.

/Shqip.com