Rozë

Pse Einxhel Shkira nuk iu gëzua 110 vjetorit të pavarësisë?

Ndryshe nga koleget tjera, Einxhel Shkira nuk ishte shumë e gëzuar për festën e 28 nëntorit.

Tashmë e martuar me Dj Dagz me të cilin po pret një fëmijë, Einxhelin e ka përfshirë shqetësimi për të ardhmen e këtij të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se si në mungesë të një pasaporte shqiptare, Dj Dagz e kanë të pamundur të udhëtojnë në vende të ndryshme, në mungesë të liberalizimit të vizave për kosovarët.

E për këtë, ajo ka shtruar një numër pyetjesh për Shqipërinë.

“….. pavarësinë mbase do ta festojmë një ditë…kur të jemi të lirë…kur të jemi bashkë Unë, Kosova edhe im bir!”, ka thënë Einxhel në një status të gjatë.

/Shqip.com