Pse disa njerëz i urrejnë përqafimet?
Publikuar:
(19.09.2023 09:27:55)

Ka disa njerëz që nuk duan të përqafohen.
Sipas revistës “Time”, një studim i plotë psikologjik, shpjegoi pse disa njerëzve nuk iu pëlqen të përqafohen.
Një nga arsyet është se këta njerëz u rritën pa këtë lidhje dhe kjo është arsyeja pse kur ata përqafohen ndihen të parehatshëm.
Për shembull, në një familje që nuk e ka demonstruar këtë edhe fëmijët kur të rriten do të ndjekin të njëjtin model me fëmijët e tyre.
Mungesa e përqafimeve mund të ndikojë në trup në dy mënyra: ul kapacitetin për dhembshuri dhe bllokon lirimin e hormoneve që ndihmojnë në krijimin e lidhjeve.
/Shqip.com