Art Jetese

Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet?

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës.

Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.

Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë?

Arsyet pse dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet me moshën

Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë.

Dhimbje që lidhet me moshën

Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen.

Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.

Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.

Rritja e rrezikut për probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine

Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës. Disa nga shakatarët më të zakonshëm përfshijnë:

Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.

Mundësi më të mëdha lëndimi

Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura, shkruan agroweb.

Mikrofrakturat janë lëndimet e shumta që mund t’ju lëndojë shpinën.

Zakonet e jetesës jo të shëndetshme

Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jo korrekt.

Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.

Si të trajtoni dhimbjet e shpinës që lidhen me moshën

Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.

/Shqip.com