Lajme

PSD me baner të Kurtit si “pinokio”, bën thirrje për protestë kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vendosur një banner me figurën e kryeministrit Albin Kurti i cili duket si “pinokio”.

Në banerin e vendosur nga PSD-ja, po ashtu është bërë edhe e ditur dhe njoftimin për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Dje gjatë ditës, Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj u ka dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve opozitarë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka thënë Molliqaj.

Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri, ka shtuar më tutje Molliqaj.

Partia Social Demokrate e Kosovës gjatë ditës së djeshme përmes një aksioni simbolik e ka qujtur kryeministrin e Kosovës, “Albin Zajdenica”.

Ata kanë shkruar parullën “Albin Zajedinica” në disa pjesë të qytetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, PSD ka njoftuar se të shtunën do të ketë protestë duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

/Shqip.com