Protestë në Shkup e Ferizaj për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e këtë kërkesë e kanë bërë nga dy protestat e organizuar para Gjykatës së Shkupit dhe në Ferizaj.
Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.
Në Ferizaj dje u protestua nga ku kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, Blerim Ramdani.
Por, çështja është më delikate që arrestimi i tij erdhi menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re edhe pse nuk është hera e parë pasi arrestime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën por kanë përfunduar me lirimin e të arrestuarve pasi Maqedonia e Veriut duhet të ruaj fqinjësinë e mirë me Kosovën.
/Shqip.com