Protesta në Sri Lanka: Protestuesit hyjnë në rezidencën e presidentit

Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës.
Protestuesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas disa muajsh protestash, për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.
Raportimet e mediave thonë se presidenti tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt.
Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.
Siç raporton BBC, mijëra protestues antiqeveritar udhëtuan me makina, furgonë dhe autobusë për në kryeqytet.

Protestuesit kanë thyer edhe barrikadat e policisë për të arritur në shtëpinë e presidentit me slloganet “Duhët të shkoj në shtëpi”.
Policia qëlloi në ajër për të parandaluar turmaturmën e protestuesëve që po hynin në oborrin e rezidencës, por nuk ishin në gjendje t’i ndalonin.
Një burim nga mbrojtja e presidentit i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se presidenti është duke u mbrojtur nga njësi ushtarake./Shqip.com