Protesta e opozitës/ Zjarr para Presidencës, protestuesit i vënë flakën gomës
Publikuar:
(07.10.2024 18:22:45)
Disa protestues i kanë vënë flakën një gome para derës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por një gome i është vendosur flaka duke krijuar tym.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.
Nuk dihet nëse goma është djegur nga ndonjë protestues ose jo, aq më tepër kur protesta është thirrur kundër Edi Ramës, kryeministrit të vendit.
/Shqip.com