Lajme

Prokuroria e Shtetit ngrit mbi 80 aktakuza për 24 orë

Ilustrim.
Ilustrim.

Prokurori i Shtetit  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) të dyshuari.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dyzetë e shtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetë e një (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste ndaras dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

/Shqip.com