Lajme

Prokuroria: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë në rastin “Subvencioni 2021”

Pas arrestimeve në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka dhënë së janë arrestuar 21 persona, shkruan SHQIP.

Prokurori, Rafet Halimi në konferencë deklaroi se nga 21 personat e arrestuar 14 janë zyrtarë ku shumica prej tyre janë inspektorë.

Ai tha se lokacionet ishin Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

“Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”, ka dej

Mes tjerash Halimi theksoi se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021 dhe të koduar “Subvencioni 2021”.

Ndërsa, shef i hetimeve në Policinë e Kosovës, Arben Paqarizi tha se “Ky hetim ka zgjatur disa muaj. Sot është zbatuar një urdhër kontroll në 5 lokacione”./SHQIP.com