Lajme

Prokurori i Specializuar kërkon që Salih Mustafa të shpallet fajtor dhe të marrë dënim me burgim të gjatë

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafës t’i shqiptohet dënim me burgim të gjatë.

Smtih tha se ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur rol të dyfishtë, sipas tij si komandant dhe autor i drejtpërdrejt në keqtrajtimet që prokuroria pretendon se janë kryer në një shtëpi ndalimi në fshatin Zllash.

Këtë deklaratë e tha derisa ishte duke e ka paraqitur deklaratën përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Zyra ime ka kërkuar që ju të jepni një dënim të gjatë me burg të akuzuarit. Realiteti i akuzave i krimeve të akuzuara duke përfshirë efektin shumë të madh që ato kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre është një aspekti i rëndësishëm për tu marrë parasysh. Në këtë rast roli i dyfishtë i të akuzuarit si komandant dhe pjesëmarrës përbën një faktor të madh rëndues për dënimi e tij. Si një autor i drejtpërdrejt, Salih Mustafa siguroi që ata që ai kishte nën komandë t’i trajtonin viktimat me brutalitet dhe ashpërsi të veçantë”, ka thënë Prokurori i Specializuar.

Fshati Zllash ku Gjykata Speciale pretendon që Salih Mustafa ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99

Ai shtoi se kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me viktimat dhe familjet e tyre që sipas tij “kanë vuajtur tërë jetën për shkak të Salih Mustafës”.

“Kjo çështje ka të bëjë gjithashtu me llogaridhënien duke konfirmuar sundimin e ligjit për të ardhmen, një e ardhme e mbështetur në drejtësi që viktimat dhe familjet e tyre kanë kërkuar kaq shumë kohë dhe për lirinë e tyre për të jetuar jetën si anëtar të barabartë të komunitetit në Kosovë. Për këto arsye dhe bazuar vetëm në prova dhe ligj ju kërkojmë që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe të jepni dënimin e rekomanduar sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet e rënda që ai ka kryer”, ka thënë Smith.

Prokurori i Specializuar kërkon që Salih Mustafa të shpallet fajtor dhe të marrë dënim me burgim të gjatë vitit 1998/99

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë nga 24 shtatori I vitit 2020.

Ndaj Mustafës rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, për të cilat ky i fundit ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Në procesin gjyqësor ndaj Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar të dëshojnë të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”./Shqip.com