Lajme

Projektligji për Trustin sot sërish në Kuvend

Kuvendi i Kosoves

Në Kuvendin e Kosovës, sot pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

PDK ka thënë dje se se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare.

Sipas deputetit Bekim Haxhiu, i cili edhe e ka iniciuar këtë projektligj, shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e “paprecedentë dhe se bë në mënyrë arbitrare”.

Në anën tjetër, nga partia në pushtet, Vetëvendosje, kanë thënë se ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ripërsëriti se grupi parlamanentar i shumicës nuk e përkrahë projektligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

Ilustrim

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00.

E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

Lexo edhe:
“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do dënohesh” – nis protesta për Trustin

Theksojmë se për këtë çështje, dhjetërsa qytetarë kanë protestuar duke iu kërkuar deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit./Shqip.com