Lajme Ballkan

Profesori amerikan, Ben Meir: Vuçiq bën kërcënime vetëm për ta kënaqur Putinin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben Meir analizon dialogun Prishtinë-Beograd, dhe lëvizjet politike e ushtarake në të dyja anët. Ai thotë se Serbia nuk do ta sulmojë asnjëherë Kosovën pasi nuk dëshiron një përplasje ushtarake me NATO-n e fuqishme.

Sipas ekspertit amerikan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e bën të gjithë këtë retorike me kërcënime të kota, vetëm për të kënaqur Putinin.

“Vuçiq mund të flasë shumë me zë të lartë. Ai mund të kërcënojë. Ai dërgoi disa trupa përgjatë kufirit, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërish në një plan veprimi. Nëse kjo do të shkonte drejt një pushtimi të Kosovës, do të ishte një gabim i tmerrshëm nga ana e tij, dhe ai e di këtë. Pra, ai po flet gjithashtu me zë të lartë për të qetësuar Putinin në vend që të bëjë atë që Putini do të donte që ai të bënte”.

Kjo pasi sipas profesorit Vuçiq nuk mund ta braktis Putinin.

“Dhe, sigurisht, ka një marrëdhënie, ka lidhje fetare, ka lidhje kulturore. Ai thjesht nuk mund të braktisë Rusinë, të braktisë Putinin. Mendoj se për sa kohë që Putini është në pushtet, ju mund të prisni që të sillet ashtu siç po sillet”. /A2cnn

/Shqip.com