Sport Ndërkombëtar

Probleme teknike në Champions League – ndeshja luhet pa teknologjinë e golit

Liga e Kampionëve është rikthyer dhe tashmë po krijohet një situatë interesante në Portugali përpara se të nisin ndeshja.

Benfica pret Juventusin dhe të gjithë sytë do të jenë në “Estádio da Luz” me gjigantët e Serie A që rrezikojnë eliminimin.

Megjithatë, përpara ndeshjes UEFA e ka konfirmuar se nuk do të ketë teknologji të vijës së portës në dispozicion për shkak të një mosfunksionimi të sistemit në stadium.

“Përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të UEFA-s ndërmjet SL Benfica-s dhe Juventusit, klubi vendas – pa dijeninë e UEFA-s – filloi punimet në “Estádio do SL Benfica”, gjë që e bëri sistemin e instaluar të teknologjisë së vijës së golit jofunksional”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

/Shqip.com