Sport Shqiptar

Prishtinës i rikthehet në stërvitje të plota Hasan Hyseni, e kalon tërësisht lëndimin e pësuar më 14 shtator

FC Prishtina së fundmi mori një lajm shumë të mirë pasi që mesfushori-sulmues, Hasan Hyseni është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi i tij ka shkuar shumë mirë nën kujdesjen e mjekut Qerim Kida.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga faqja zyrtare e Prishtinës.

“Fizeoterapeutët e skuadrës tonë, Atdhe Halimi dhe Alban Llumnica gjithashtu i kanë qëndruar afër dhe kanë ndihmuar në rehabilitimin e tij. Hyseni javët e fundit është stërvitur i diferencua”, njofton FC Prishtina, përcjell Shqip.com.

Ndryshe, mesfushori tjetër, Mërgim Pefqeli vazhdon të jetë i dëmtuar. Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë 3 deri në 5 javë.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara në Superligë i ka tubuar 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt në tabelë.

/Shqip.com