Lajme

Prishtinë, gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person është gjetur pa jetë në banesën e tij në Prishtinë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com